A ka shqiptarë në mesin e vik*timave të zja*rrit në Bornx?

Të dielën ka ndodhur një shpërthim zjarri në një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut ku mbetën të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë, dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx ka shqiptarë, pasi ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, ka shkruar kjo konsullatë në Facebook.