A ka rrezik nga tërmeti që ndodhi sot?

Drejtori i Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike Mihaill Garevski, thotë se tërmeti i sotëm që u regjistrua në Shkup nuk ka asnjë lidhje me tërmet e ditëve më parë me epiqendër në Mavrovë.
Sipas tij, bëhet fjalë për aktivitete normale sizmike, duke shtuar se edhe pse Qendra Sizmike Evropane-Mediteriane e ka regjistruar së pari në Kosovë, ai ka qenë me epiqendër në Shkup.

“Sipas zhurmës që është dëgjuar disa sekonda para dridhjes, theksoj se bëhet fjalë për tërmet me epiqendër në Shkup. Magnituda ka qenë në mes 3.4 dhe 3.9 sipas shkallëve Rihter, ndërsa rreziku i tërmeteve të tilla është zero”, tha Garevski.
Ndryshe, tërmeti i sotëm u regjistruar në ora 14:08 dhe shkaktoi shqetësim tek qytetarët, për shkak të zhurmës që u dëgjua disa sekonda para dridhjeve.