“A ka qenë gjyshi i Filipçes në Zanzibar dhe a është futur në karantinë?”, pyesin nga VMRO

VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate kërkon nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe që të konfirmojë nëse gjyshi i tij ka qenë në Zanzibar, dhe nëse është futur në karantinë.

“A ishte gjyshi i Filipçes në Zanzibar me të infektuarit me llojin afrikan të COVID 19 dhe a është në karantinë? Venko Filipçe të përgjigjet nëse gjyshi i tij Dr. Jordanço Saveski ka qenë në Zanzibar me pacientët e infektuar nga lloji afrikan i COVID 19 dhe nëse ai më pas është dërguar në karantinë?! Filipçe të tregojë nëse familja e tij është një përhapëse e COVID 19, ashtu si Caca Biljanovska?”, pyesin nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.