A ka nevojë për masa tjera mbrojtëse ndaj COVID 19?! Ja çfarë thotë Filipçe

Tani për tani nuk janë paraparë masa të posaçme për mbrojtje nga Kovid-19 në rajonin e Maleshevisë, ku gjatë disa javëve të fundit, në mënyrë konstante po rritet numri i të sëmurëve nga koronavirusi. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me gjendjen me pandeminë në Dellçevë, Berovë, Pehçevë dhe M. Kamenicë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nuk janë paraparë masa restriktive shtesë për këto komuna.

“Tani për tani nuk parashohim masa të tilla për komunat e këtij rajoni. Por ne kemi plan, megjithatë ai plan, sipas të gjitha gjasave, do të jetë në fuqi dhe mundësi të intervenohet në muajt e vjeshtës, kur sistemi shëndetësor pritet të mbingarkohet, si me pacientë me Kovid-19, ashtu edhe me grip sezonal dhe sëmundje të tjera të cilat i okupojnë repartet e njejta si pacientë”, tha Filipçe. Mosrespektimi i masave jo vetëm në këto komuna, por çdokund në vend, siç shtoi, rezultoi me numër të rritur të klasterëve dhe rasteve të reja.

“Duhet të jemi të gatshëm, shohim se si po zhvillohet pandemia çdokund në botë, është e dukshme se virusi është këtu, është e dukshme se qytetarët atëherë kur nuk u për,mbahen masave preventive, ka paraqitje të rasteve dhe klasterëve të rinj. Duhet të bëjmë thirrje, të gjithë t’u përmbahen masave, distancë, mbajtje e maskës mbrojtëse, sepse kjo mbron nga sëmundjet e tjera të cilat vijnë edhe nga mbingarkimi i sistemit shëndetësor, ndërsa qytetarët, duke i respektuar masat, do ta lehtësojnë atë”, shtoi Filipçe.

Ai paralajmëroi se vaksina kundër Kovid-19 mund të jetë gati më herët deri në fillim të vitit të ardhshëm, me ç’rast potencoi se tani për tani nuk parashihet që e njejta të jetë e detyrueshme.