A ka ardhur koha që “Big Brother” të ndërpritet?!


Shoqëria shqiptare, mbase kurrë në histori nuk ka qenë më e polarizuar se sot. Dikush do të thoshte se kjo është Demokraci (dhe në demokraci) gjithsecili shprehet si do! Pastaj gjithsecili bën dhe vepron si do! Kështu e kanë kuptuar shqiptarët demokracinë, e cila nuk është gjë tjetër veç një Anarki. Një anarki mbytëse për të sotmen dhe të ardhmen!

Vërtetë sistemi i ikur kishte të këqijat e veta, por këto degjenerimet e sotme nuk i kishte.
Demokracia (anarkia)shqiptare sidomos në kulturë ka arritur kulmin! Sot nuk çmohet as nderi as privatësia as asgjë që njeriun e dallojnë nga shtazët tjera! (Dihet se shtazët veprojnë me instikt, sepse ju mungon intelekti),por kur njerëzit shndërrohen në shtazë, atëherë mbaron gjithçka!

Shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe sidomos ajo në Shqipëri ka degraduar deri në masën e refuzimit. Dhe këtë falë tv Top Channel (që edhe emrin e ka në gjuhë të huaj)dhe mbase ka mision që ta zhbëjë kombin shqiptar duke e degjeneruar në masë të dhimbshme!

Me dy projektet e veta, ”Përputhen” dhe “Big Brother” e ka arritur kulmin e degjenerimit! Kujt dhe përse i duhen këto dy projekte, që kanë degraduar deri në refuzim traditat e shenjta shqiptare.

“Përputhen” dhe “Bigbrother” janë të vjedhura nga televizione të perëndimit, dhe si të tilla nuk i duhen shoqërisë shqiptare!

Nuk i duhen as me shkëlqimin e atyre që i udhëheqin ato programe! Në kohën kur familje të tëra shqiptarësh luftojnë dhe mezi mbijetojnë varfërinë(Arbana e Top Channel) krekoset para shikuesve me fustanet e qepura mbase nga kompanitë më prestigjioze të Evropës! Dhe këtu nuk do të ishte tërë e keqja. Ajo (Arbana) ka gjetur budallenj që e japin paranë për sytë e saj të zi?!E keqja është tek ajo që shfaqet në sytë e publikut nga të ftuarit e saj në “Big Brother”.

Kushdo që do t’i ketë shikuar marrëzitë e pjesëmarrësve, do ta ketë ndjerë vetën turpëruar nga bëmat e “vipave të Arbanës”.

Cilit individ dhe cilit shikues i ka interesuar nëse pjesëmarrësit janë puthur në mes vete apo jo, kur secili individ me mend në kokë e di se në ndeja të tilla përveç degjenerimit të skajshëm nuk mund të ketë tjetër!

Andaj sot e këtu lind pyetja:-Përse njerëzit kompetent të kulturës nuk reagojnë që ta ndalojnë këtë degjenerim publik?!…A ka ardhur koha që “Big Brother” të ndërpritet?!…Unë do të thoja po!…