A ju ofroi edhe juve dikush para për të deklaruar se i afërmi juaj, vdiq nga Virusi Korona?!

Koment nga Liridona Vejseli

Ju lutem për pak vëmendje, ndjesë për mjekët që janë në një betejë të ashpër me këtë virus vdekjeprurës por, më duhet t’a bëj publike atë që duket qesharake por ironia qëndron se shumicës nga ju, i duket si e vërtetë. Në masë qarkullojnë bindje se nëse një person ndërron jetë këto ditë, ofrohet një ekipë mjeksore e cila ju jep ofertë me një shumë parash që vije rrotull 10-20mijë euro nëse ata nënshruajnë një dokument, se i ndjeri, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19!

Marrëzi apo jo?! Ndaloni vetëm një çast para se të artikuloni këto gjepura, e ndiqni logjikën, shpejt do të reflektoni se sa ide e pa kuptimtë është në vetvete!

Ne duke ju kërkur ndjesë se po u’a marrim kohën nga beteja për të shpëtuar jetë, u’a parashtruam këtë pyetje idiote Dr. Fadil Canës infektolog në Spitalin Klinik Shkup dhe drejtorit të Spitalit të Tetovës Florim Besimit!

Në këtë përgjigje nuk kishte se si të mos jetë i ashpër infektologu Cana, pasi ai çdo ditë është ballë për ballë me armikun COVID-19! Dr. Cana tha: “Kategorikisht e demantoj një gjë të tillë. Është një “spekulim i ulët dhe qyqar” nga kushdo që është trilluar! Edhe megjithëse për t’u demantuar vetë shpifësi meriton t’i ndodhë një rast fatal me COVID-19 te më të afërmit e tij, përsëri sdo i’a kisha dëshiruar një gjë të tillë!!! Prandaj do them se këtë mund ta trillojnë vetëm paranoikët dhe të sëmurët mental”

Ndaloni një minutë…do të pyesni kush janë ata që thonë gjepura të tilla?! Janë të shumtë, janë pikërisht ata që thonë: “Kjo është lojë e Trumpit, mos i besoni” , “Virusi Korona nuk egziston”, “Krejt politikë për të fituar para”, “S’ka asgjë të vërtetë nga virusi është njëjt si një grip normal”! Persona të tillë që mundohen të arsyetojnë moskujdesin e tyre, papërgjegjshmërinë mbase!

I drejtuam të njëjtën pyetje drejtorit të Spitalit të Tetovës Dr. Florim Besimit i habitur nga pyetja kërkoi që menjhëherë të lajmërohet ai i cili e ka shpallur i pari! Dr.Besimi tha: “Nuk kam dijeni pëe këtë dukuri, tingëllon pa sens nese ka raste te tilla duhet te paraqiten në organet kompetente. Ne mund të ju ndihmojmë që t’i paraqesin”!

A dyshoni ende se ofrohen para që të “plotësohet numri në këto dy javët kritike”, mbase shumë më e pranueshme do të ishte nëse jeni më të sinqertë për moskujdesin, pamundësinë për të qëndruar mbyllur, papërgjegjësinë, në krahasim me trillime të tilla, të cilat siç duket kanë marrë dhenë. E nëse gënjejmë të gjithë fshatin, gjysma do të marrin për të vërtetë! Andaj duke u referuar në frazat e përsëritura tani më çdo ditë nga infektologët ju bëjmë apel që të qëndroni në shtëpi, të ndiqni udhëzimet dhe të mos bini pre e fjalëve që relativizojnë situatën e cila ka kaplur fort gjithë botën! Qëndroni në shtëpi sepse ky virus vret!