A janë këto dy arsyet pse Baton Haxhiu shkoi me Edi Ramën në Rusi?

Në cilësinë e kryetarit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram gjendet në vizatë zyrtare në Rusi. Në këtë vizitë kryeministrin Rama e ka shoqëruar Baton Haxhiu.
Për këtë, ka reaguar profesori Enver Bytyçi, duke pyetur se në çfarë cilësie ndodhe Haxhiu në Moskë.
Po ashtu, Bytyçi në reagimin e tij në Facebook, ka shkruar se “dikush duhet ta sqarojë këtë milet, sepse po na del Batoni si shef i Ramës, Thaçit, Sandrit e shumë të tjerëve!”.

Postimi i plotë:

Po Batoni çfarë roli ka në Moskë?!
Baton Haxhiu u pa i lumtur në shoqërinë e Edi Ramës dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov. Ndërsa Edi Rama shkoi në Moskë në cilësinë e kryetarit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, anëtare e së cilës është edhe Rusia, për Baton Haxhiun nuk ka asnjë informatë se me cilën cilësi ndodhet atje.

A mos ndoshta Batoni ka filluar punë në Vjenë dhe ne nuk e dimë?!
Ndoshta ai është ndërmjetës i kësaj vizite për shkak të lidhjeve me Moskën, rol të cilin e luan me virtuozitet në lidhjen e Ramës me Vuçiqin?!
Apo ka shkuar në Moskë për ta falenderuar Lavrovin për trajtimin e veçantë të djalit të tij si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtes së Rusisë?!

Mos ndoshta është I ngarkuar me punë i Kremlinit në Ballkanin Përendimor?!
Dikush duhet ta sqarojë kët milet, sepse po na del Batoni si shef i Ramës, Thaçit, Sandrit e shumë të tjerëve!