Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me çështjen se a ka qenë Albin Kurti, ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ka dëgjuar vetëm deklarata, por se vet nuk e dinë se cili ka qenë roli i kryeministrit Kurti gjatë lu*ftës.
“Nuk kam koment. Nuk e di. Kam dëgjuar deklarime, por s’jam interesuar. Unë nuk kam pasur komunikim dhe nuk e di se çfarë roli ka pasur në lu*ftë”, ka thënë ai.
Lajmi.net kishte raportuar dhe publikuar dokumentin e Komisionit Qeveritar ku Kurtit i njihej statusi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.