A i është konfirmuar aktakuza presidentit Thaçi? Flet avokati Koci


Avokati Arianit Koci, ka thënë në emisionin Frontal në T7 se nesër para orës 24:00 Gjykata Speciale duhet të konfirmojë se akt*akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, është hedhur poshtë, në të kundërt i bie që ajo është konfirmuar së paku pjesërisht.

“Rregulla 85 pika 5 në mënyrë eksplicite parasheh që gjykata të merr vendim jo më larg se 6 muaj. Nesër pra është afati i fundit që gjyqtari të merr vendim. Është e qartë kjo dispozitë ligjore. Janë dy mundësi. Ënse hedhet aktakuza përfundon procedura ndaj të dy*shuarve. Nëse hedhet nesër është afati që të informojnë. Nëse konfirmohet akt*akuza, apo pjesërisht në ndonjë pikë atëherë ata mund të fshehin faktin që është konfirmuar akt*akuza deri në momentin kur i kumtohet të dyshuarve në gjyq”, thotë ai.
“Sipas vlerësimit tim, aktakuza është konfirmuar së paku pjesërisht. Patjetër duhet të informohen nesër nëse është hedhur akt*akuzë, përndryshe shkelen të drejtat e të dy*shuarve”, shtoi ai.