Policia e Kosovës ka njoftuar se pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë në territorin e Kosovës. Të hënën është raportuar se xhandarmëria serbe është futur në fshatin Kikë të komunës së Kamenicës.
Policia ka njoftuar se pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë në territorin e Kosovës. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se njësiti i KFOR-it është takuar me pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë së Serbisë.
“Fsh.Kikë Kamenicë 05.10.2020-13:20. Njësiti patrullues kufitarë kanë kontaktuar me banorët e fshatit dhe sipas tyre njësitë e KFOR-it janë takuar me pjesëtar të uniformuar të ushtrisë së Serbisë në piken zero dhe se nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës” bëhet e ditur në njoftimin e policisë.