A hoqën dorë ndërkombëtarët nga Zaevi e Mickoski, për të bërë një kryeministër shqiptar?!

Analisti politik Sasho Ordanovski, në kolumnën e tij me titull: “Ideja për kryeministër shqiptar është e komunitetit ndërkombëtar”, ka nxitur interpetime të ndryshme në opinion.

Ordanovski vë në dukje që: “Kjo ide e BDI-së nuk ka lindur në Tetovë, ndërsa edhe më pak në Reçicë të Vogël. Dikush, diku ka vlerësuar se Ziberi do të jetë propozim i mirë në investimin me të cilin Ahmeti hyn në këtë “kazino” zgjedhore – pa përkrahje të atillë dhe “garancione” të qarta, as vet Ziberi nuk do të ishte menjëherë i impresionuar nga fjalët e ëmbla të Ahmetit, si dhe vet BDI që është larg nga struktura demokratike, nuk do ta “përbinte” këtë autsajder total partiak për kandidat të sajin”.

Nëse kjo teori e tej bazohet mirëfilli në ndonjë informacion të qëndrueshëm, në opinion ideja për Kryeminstrin Shqiptar me inicim të ndërkombëtarëve mund të interpretohet edhe si heqje dorë nga ana e ndërkobëtarëve nga aktorët aktual të politikbërjes tek kampusi maqedonas.

Në Maqedoninë e dikurshme me emrin e vjetër, dhe tani Maqedoninë e Veriut me emrin e ri, vazhdimisht është folur madje edhe janë inicuar edhe procese gjyqësore për kriminalitet dhe zhvatje të përmasave shqetësuese nga zyrtarë të lartë qeveritar.

Ende janë të freskëta akuzat dhe kundërakuzat mes dy oponentëve të dikurshëm politik, Branko Cërvenkovski dhe Lupço Gjeorgjievski. Njëri u akuzua për privatizime kriminale, e tjetri për biznese të nëntokës.

Por, akuzat e tilla vazhduan edhe tek politikanët e gjeneratës tjetër kushtimisht thënë. Ish kryeministri Nikolla Gruevski aktualisht ndodhet si ikur jashtë shtetit për shkak të dënimit me burg për veprime kriminale.

E kulminacioni arriti me dështimin e madh të Prokurorisë Speciale Publike, një investim i rëndësishëm i ndërkombëtarëve për vendosjen e rendit dhe ligjit në shtetin tonë. Duke u nisur nga deklaratat e Boki -13 dhe gazetarit italian Laris Geizer, pikërisht Zoran Zaev implikohet në rastin “Zhvatja” që çoi deri tek rënimi i PSP-së.

Sakaq, edhe lideri i opozitës maqedonase Kristijan Mickovski, nga LSDM disa here u akuzua për keqpërdorime e kriminalitet në qeverisjen e kaluar të VMRO-DPMNE, madje diku i përmendur hidrocentrale në emër të tij, dhe akuza të tjera.

Kur i kemi para sysh gjithë këto tregime, dhe teorinë e Sasho Ordanovskit që Kryeministri Shqiptar është produkt i ndërkombëtarëve, ka hapësirë të kuptohet që ndërkombëtarët humbën besimin tek poltikanët maqedonas dhe rrugëdaljen për reformat, drejtësinë dhe demokratizimin e RMV ta shohin tek ndonjë kuadër shqiptar.

Duke e parë “lodhjen” e ndërkombëtarëve me politikanët maqedonas (Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe pasardhësit e tyre), teoria e Ordanovskit bëhet e qëndrueshme. Për gjitha këto hipoteza, duket që koha do të dëshmon më së miri.

Koment, Redaksia Flaka