A është Omicron më i transmetueshëm se Delta? Ja çfarë thotë studimi

Varianti Omicron mund të jetë 105% më i transmetueshëm se Delta, sipas një studimi të shkencëtarëve francezë. Studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësuar transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste për variante specifike dhe renditjen e plotë të gjenomit.

Ata studiuan 131,478 teste nga 25 tetori deri në 18 dhjetor 2021. Sipas studimit, prevalenca e infeksionit tek të rinjtë e infektuar me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se me variantin Delta.
Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektivitetin e virusit tek personat e infektuar me Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë tek personat e infektuar me Delta gjatë një periudhe prej 21 ditësh.
Diferenca ishte 105%.

Omicron u cilësua një variant “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në nëntor, pas studimeve se ishte më i transmetueshëm dhe më rezistent ndaj vaksinave sesa variantet e tjera. Studimet e fundit sugjerojnë se Omicron shkakton simptoma më të lehta në krahasim me variantet e mëparshme.
Gjithashtu Omicron prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe jo mushkritë. Kjo shpjegon faktin pse është më ngjitës dhe vdekshmëria e tij është më e ulët në krahasim me Delta.