A është obligim t’i ftojmë familjarët në iftare, tregon hoxha Behar Mjekiqi

Hoxha Behar Mjekiqi ka treguar nëse është e obligueshme që të ftosh persona për iftar.

Mjekiqi në emisionin “dPt te Fidani”, tha se çdo person e ka farz që ta ftojë familjen e tij në iftare dhe në dreka e darka.

“Mendoj që agjërimin kur e bënë familje dhe për mu thirr në iftar e ki obligim, farz për të afërmit e tu. Babanë, vëllain, motrën e ki farz me i thirr, sepse profeti a.s, kur ka dal prej Mekes me shku në Medine, i ka fol disa fjalë dhe kur ka ardhë për herë të parë në Medine pasi i kanë dëbuar nga Meka kanë dal krejt njerëzit dhe profeti i thotë disa fjalë ‘përshëndetuni me njëri-tjetrin, zgjatjani dorën njëri-tjetrit, thirreni njëri-tjetrin për ushqim, mbani lidhjet farefisnore, faluni kur të tjerët janë fjetur’”, ka thënë ai.

Më tutje, Mjekiqi tha se myslimani nuk guxon që të qëndrojë i hidhëruar më vëllain e tij më shumë se tri ditë.

“Myslimani nuk guxon që me vëllain e tij me qenë më shumë se 3 ditë i hidhëruar, sepse nëse me vëllain tënd je tri ditë i hidhëruar, namazi, agjërimi, haxhi edhe sadakaja, të gjitha veprat e mira që i ke bërë kanë me të ndejtë një pëllëmbë mbi kokën tënde dhe nuk i pranon Zoti”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për ftesat që vijnë nga familjarët për iftare dhe shkuarja tek ta.

“Nëse ata nuk vijnë pa arsye është gjynah. Vëllai jot kur të fton për drekë duhesh me ju përgjigj ftesës së tij, sepse kur nuk i përgjigjesh ftesës së tij, ti dije që e ke hidhërua zemrën e tij, e ke lëndu atë, e ke fy atë, e ke fy familjen e tij, ja ke dy bukën, ja ke fy rahmetin, nderin sepse ai të gjitha këto i ka bërë që me të pas mysafir ty”, tha ai.