Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në estradë. Ai prej disa vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar, gjersa ka sjell një sërë hitesh e bashkëpunimesh që kanë bërë bujë të madhe.
Megjithatë, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) ka qenë më pak i komentuar sa i përket jetës private. I njëjti deri më tani nuk është përfolur publikisht për ndonjë romancë dashurie, ndonëse ka marrë vëmendje me një fotografi të siguruar nga mediat.
Imazhi në fjalë e ka shfaqur artistin dorë për dore me një femër, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë.
Kjo nuk dihet nëse është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën, apo pjesë e ndonjë videoklipi të ri.
Bardhi përndryshe më 5 maj (e enjte) do të sjellë këngën e radhës me DJ GIMI-O të quajtur, “Rakia”. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/Cc59ZNRg4W0/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7ba76133-50f8-49b7-a744-cd473bec3b56