Një debat i zjarrtë është shkaktuar mbrëmë rreth një personi enigmatik që banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Xhuli, e përmendi indirekt në prime.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për reperin e njohur nga Shqipëria, Noizy.
Xhuli, edhe pse i qëndronte afër Atdheut, bisedonte me Artën dhe i shpjegonte dashurinë për reperin.
“Na jemi kan’ 4 muaj bashkë. S’jom ka di çka me bo, jam në dilem shumë. Më pëlqen shumë. Por, ai më ka thënë mundesh me hy si singel por unë ko mu kanë për ty. Shko ti brenda dhe ki me pas përkrahjen time”, ishin fjalët e Xhulit.
Tutje, ajo ka treguar se koleksionin e ri të “Ilyrian bloodline” e kanë dizajnuar bashkë me Noizyn.
“Tash për inati, i ka dërguar Mbresës veshje se qito që po i vesh ky (Stresi) i kemi dizejnu bashkë. Kam qenë aty dhe më ka pyet cila po të pëlqen me bo”, tha ajo.