A është korona virusi pema e ndaluar e ndërgjegjësimit!?

Ndërgjegjësimi në këtë rast duhet të jetë i dyanshëm. Në njërën anë shkenca dhe fuqitë tjera duhet të ndërgjegjësohen për pafuqinë e tyre që të ballafaqohen me gjitha fenomenet në botë dhe nga ana tjetër – ne si njerëz duhet të ndërgjegjësohemi se mund ti besojmë dhe lidhemi me shkencën dhe fuqitë botërore, por me kushte. Besimi ynë tek këto forca është dhe duhet të jetë i kushtëzuar me prova dhe argumente

Nga Dr. Rizvan SULEJMANI

Gjitha fetë monoteiste pajtohen në një fakt, njeriu i parë Adami (Ademi) u krijua prej Zotit të gjithëfuqishëm, gjithëdijshëm dhe i përjetshëm në parajsë për të mos vdekur. Por për ti gëzuar këto privilegje dhe për të qenë sundimtarë i gjithë botës shtazore e bimore që kishte krijuar Zoti për te, kishte një kusht; nuk guxonte të haj prej pemës së ndaluar. Kureshtja njerëzore, apo prapë vullneti i Zoti, e sprovoj atë me dilemën të kem jetë të qetë dhe të përjetshëm apo të jemi vdekatarë me shumë mundime e dhimbje por i ndërgjegjshëm për pafuqinë time. Ai në mes këtyre dy mundësive zgjodhi të dytën, ndërgjegjësimin, vdekjen dhe dhimbjen e mundimet me shumë sfida. Në moment kur e gjend i zhveshur para krijuesit dhe u ballafaqua me papërsoshmërinë dhe pafuqinë e tij, ndodhi ndërgjegjësimi.

Pa u ndalë më andej në sqarimet religjioze se si u zhvillua gjithë rrugëtimi i ndërgjegjësimit deri tek ky moment në ecjen e tij historike, vetëm do të konstatojmë disa fakte. Nëse krahasoni vdekjen e fëmijve para shekullit të XX kur së paku një e treta e tyre nuk kishte shanse të rritej kurse në shekullin e XVII në Angli 150 nga 1000 fëmijë vdisnin që në vitin e pare me ditët e sodit kur vetëm 5 nga 1000 fëmijë vdesin në vitin e pare të jetës, gjegjësisht 993 festojnë pesë vjetrin e tyre është për tu krenuar. Në dy shekujt e fundit jeta mesatare u rit nga 40 në 72 vjet kurse në disa vende edhe në 80 vjet. (Junal Noa Harari, okno. mk).

Mu kjo e arritur në jetëgjatësi dhe zvogëlimit të vdekshmërisë falë zhvillimit tekniko teknologjik e shoqërorë e provokoj njeriun ta sfidojë veten me një mision të ri. A mund botën që tanimë e ka zotëruar ta bëj vendbanim të përhershëm duke bërë përpjekje jo vetëm për jetë të mirë por për “pavdekësi”. Gjegjësisht, nëse e bëra botën “parajsë”, pse të mos kërkoj “pavdekësi”? Me një fjalë, ai tanimë e “harrojë” krijuesin dhe u vetshpall për “krijues”. Pasi u bind se përmes shartimit të bimëve dhe kryqëzimit të tyre mund të prodhoj ushqim të mjaftueshëm për të gjithë; pasi mori nën kontroll tokën e qiellin duke lëviz nëpër te dhe mbi te me trena e aeroplan supersonik; pasi depërtoj në thellësitë më të mëdha të detit me nëndetëse dhe inteligjencë artificiale; pasi zëvendësoj zemrën natyrale me zemër artificiale; pasi ndërroj imazhet e njeriut me operacione plastike; pasi pretendon se mund të bëj njeri në epruvetë; pasi arriti ti kaloj “shtat qiejt” me satelite e teleskopë, vlerësoj ishte koha të shpallet, “zot”!

Zaten kjo aventurë e tij sipas disa mendimtarëve filloj me Dekartin kur deklaroj “Cogito, ergo sum “. “mendoj prandaj ekzisto”, në vend se ekzistoj për të menduar. Me këtë ai në mënyrë indirekte mohoj ekzistimin e Qenies, Zotit, nga i cili çdo që ka dalë, rrjedh, siç ishte bindja paraprake. Duke vendosë të menduarit para të ekzistuarit ai në esencë e shpalli veten për “krijues”! Sˋka dyshim se kjo metodë deduktive e studimit siç njihet në shkencë hapi rrugën e mendimit dhe studimit që bëri ndryshime të paimagjinueshme në gjitha poret e jetës përfshi edhe vet transformimin e qenies njerëzore. Një periodë kohore falë këtij progresi u shpall kohe e “scientism”. Në grup njerëzish shkuan edhe një hap më andej e shpallën shkencën për “fe”.

Por ndodhi çudia. U paraqit Korona Virusi. Të gjithë shtet shpallën gjendje lufte, luftë me një armik të padukshëm. Ushtari i padukshëm nuk kurseu as kryeministrin e Britanisë as familjen mbretërore, as gruan e kryeministrit të Kanadasë, as kabinetin e presidentit Tramp, as artist e sportist, as të varfër e as të pasur. Për një moment të gjithë u bëmë të barabartë në paaftësinë tonë për tu mbrojt nga ky armik që nuk u identifikua as nga mikroskopët më të avancuar e armët e sofistikuara. Njerëzit më të mbrojtur, njerëzit më të fuqishëm të rruzullit tokësor u zhveshën, çarmatosën dhe shpaluan gjithë papërsosshmërinë dhe paaftësinë e tyre. Në këtë luftë “dështoi” organizata me e madhe ushtarake në botë NATO, “dështoj” forca kryesore ekonomike, Amerika, “dështoj” tregu më i madh, më i pasur dhe më i avancuari tekniko teknologjikisht Evropa, dështoi shkenca …! Si ndodhi!? Nuk kemi përgjigje.

Në mungesë të kësaj përgjigje, çdo ditë e më tepër dëgjohen teori nga ma konspirativet. E kanë bërë Illuminate-t. E ka bërë Bill Gates për të kontrolluar njerëzit përmes çipave elektroni. E ka bërë Kina e ka bërë Amerika … dhe shumë e shumë teori tjera. Ankimi kryesorë është; çka bën Amerika; çka bën Evropa; çka bën NATO; çka bëjnë doktorët; çka bëjnë mikrobiologët… Vazhdojmë të themi, unë besoj në Amerikën; unë besoj në Evropën, unë besoj në NATO; unë besoj ;.. Ata kanë zgjidhje. Pastaj shtrojmë dilemën, pse nuk e japin ilaçin? Kompanitë e mëdha bëjnë luftë kush më shumë do të fitojë… Ata e kanë fajin! Pyetje, përgjigje dhe supozime e hipoteza pafund.

Nëse nuk kemi përgjigje është koha për ndërgjegjësim. Ndërgjegjësim se mundet dhe duhet ti besoni shkencës; mundet dhe duhet ti besoni Evropës; mund dhe duhet ti besoni NATO-s…. por ende as shkenca as këta forca dhe organizata kaq të fuqishme nuk mund të besohen pa kushte, gjegjësisht nuk mund të ngrihen në religjion, në fe. Është fakt se në gjuhën shqipe e përdorim fjalën “besoj”, si për besoj në Zot, si për besojë në shkencë, besojë institucione …por ka dallim ndërmjet fjalës besim dhe fe. Cili është dallimi?

Sipas Ll. Pou dy autorët Thomas Aquinas dhe William James bënë përpjekje të bëjnë distinkcionin në përdorimin e fjalës “besim” për këto dy raste të ndryshme. Për ta, objekt i besimit në fe ka të bëjë me rrëfime që kryesisht lidhen me hyjnoren. Por, “.. besimi religjioz (fetarë) imponon pranim pa kusht nga ana e besimtarit,..i cili ndodh si rezultat i vendimit të lirë ..”. Ngase, “.. kur besimi religjioz do të bazohej mbi arsyen, arsyeja do të themelonte besim jashtë çdo diskutimi ose thjeshtë do të bënte që besimi të jetë i besueshëm”. Pastaj do të sqaroj, “.. kur arsyeja e dëshmon besimin, intelekti i informuar do të impononte besim dhe nuk do të lejonte asnjë hapësirë për vendimmarrje të lirë”.

Me fjalë të tjera, kur rrëfimi për një institucion, individ apo një teknologji është i arsyetueshëm mund të flasim për besim, kurse kur rrëfimi për një fenomen nuk është i arsyetueshëm, mbi prova empirike apo përdëftime deduktive, për rastin tonë do ta marrim si besim në fe, religjion. Për më tepër besim në fe nuk do të ishte një vullnet i lirë por akt i kryer, bazuar në fakte dhe argumente.

Fundja, fjala religjion ka më tepër kuptime por rrjedh prej fjalës latine, “Re-Ligare”, që nënkupton “të lidhesh”. Vet fjala “Ligare” do të thotë, “të lidhesh” kurse kur i shtohet “Re” bashkërisht merr kuptimin “Ri-lidhësh”. Në aspekt religjioz do të thotë “të rilidhësh” veten me Zotin i cili kërkon që ju ti ktheheni prapë. Sipas S. N. N. El-Attas fjala ka prejardhjen nga anglishtja e mesjetës, religioun, nga frëngjishtja e vjetër religion, nga latinishtja religio. Po sipas tij, kuptimi i fjalës “lidhje” në fetë monoteiste ka kuptimin e lidhjes me Zotin Universal, gjegjësisht, besëlidhja e Zotit me njeriun e parë Adamin (Ademin) apo edhe me Abrhamin (Ibrahimin)..

Në fund, a duhet korona virusi të na ndërgjegjësojë neve po si pema e ndaluar që ndërgjegjësoj Adamin (Ademin)? Ndërgjegjësimi në këtë rast duhet të jetë i dyanshëm. Në njërën anë shkenca dhe fuqitë tjera duhet të ndërgjegjësohen për pafuqinë e tyre që të ballafaqohen me gjitha fenomenet në botë dhe nga ana tjetër ne si njerëz duhet të ndërgjegjësohemi se mund ti besojmë dhe lidhemi me shkencën dhe fuqitë botërore por me kushte. Besimi ynë tek këto forca është dhe duhet të jetë i kushtëzuar me prova dhe argumente. Në atë moment kur gjërat dalin jashtë kontrollit të tyre besëlidhja jonë prishet dhe mbetet vetëm me Atë që është pa kushte dhe lidhet me vullnet të lirë, tek feja, Zoti.