A është kjo ar*ma sekrete e Trumpit?


Në një seri intervistash, Presidenti Donald Trump i tha Bob Woodward se ai kishte ndërtuar një sistem të ri të armëve bërthamore “që askush nuk e ka pasur kurrë”. Sidoqoftë, kompleksiteti i dizajnit të armëve bërthamore e bën praktikisht të pamundur që një sistem i ri i armëve bërthamore të jetë zhvilluar në vetëm tre vjet, shkruan portali politik amerikan “Popular Mechanics”.

“Presidenti ndoshta kishte në mendje V76-2 , një kokë të re bërthamore, e cila u bë për raketat balistike” Trident D-5 “të Marinës Amerikane , të cilat lëshohen nga nëndetëset”, thekson portali.
“Unë kam ndërtuar një sistem bërthamor – një sistem armësh që askush nuk e ka pasur kurrë më parë në këtë vend. Kemi gjëra që as nuk i keni parë ose dëgjuar. Kemi gjëra për të cilat Putini dhe Xi nuk kanë dëgjuar kurrë më parë”, thotë Presidenti Trump në intervistë

” Popular Mechanics “ kujton se marina amerikane aktualisht ka 12 nëndetëse dhe se secila ka rreth 20 raketa UGM-133A “Trident D-5”. Secila prej këtyre raketave balistike mund të mbajë katër deri në pesë koka luftarake 100-kiloton V76.
Portali thekson se vetëm një nëndetëse e tillë amerikane, e cila ndodhet afër bregdetit Kanadez, “mund të lëshojë 80-100 koka luftarake në perëndim të Rusisë”. Fuqia e V76-2 është katër deri në dhjetë kilotone më e lartë se V76.

Në shkurt, Pentagoni deklaroi se Shtetet e Bashkuara kishin filluar instalimin e kokave të luftës me fuqi të ulët V76-2 në nëndetëse.