A është keqpërdorur kujdestaria edhe në klinikat tjera?

Kontrolli për punën financiare në Klinikat publike po vazhdon. Dy dorëheqjet dhe shkarkimi i një drejtorit mund të jenë vetëm fillimi i procesit, të cilin e inicioi Ministria e shëndetësisë pas publikimit të storjes së Klan Macedonia, për keqpërdorimet e kujdestarive nga ana e drejtoreshës së Klinikës për fëmijë, e me qëllim që të rris pagën në maksimum, raporton Klan M.

”Kontrollet po vazhdojnë dhe asnjë institucion publik shëndetësor nuk do të jetë përjashtim në këtë fazë të kontrollit. Jemi në fazë të parë të kontrollit financiar për shpërndarjen e pagave tek drejtorët. Nëse do të hynim thellë në punën e përgjithshme të institucionit, kjo do të zgjaste shumë. Në fazën e parë janë vetëm menaxherët, po kontrollojmë se a është respektuar marrëveshja kolektive, a ka keqpërdorime në pjesën e të drejtës për kujdestari duke e pasur parasysh se kujdestaria për drejtorët është dhënë si mundësi, por jo si obligim në institucione ku nuk ka mjaftueshëm kuadër” – tha Bekim Sali.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, thotë se vendimet në të ardhmen do të merren sipas analizave që do të vijnë nga Ministria.

”Në bazë të raporteve që i posedon Ministri si shëndetësisë, disa prej kanë vendosur që të largohen, njëri u shkarkua, ministri po vazhdon ta kryej punën e vetë në suaza të kompetencave që i ka dhe do ta shohim se çfarë vendime do të marrim në bazë të analizave që do ti marrim” – deklaroi Kovaçevski.

Këto deklarata përfaqësuesit e ekzekutivit i dhanë në ngjarje ku u promovua aparati i ri për rezonancë magnetike në spitalit “8 shtatori”, i cili u sigurua me grant nga Italia. /KlanMacedonia/