A është i realizueshëm premtimi i Kurtit për pushimin e lehonisë për të dy prindërit?

Pushimi i lehonisë për 12 muaj për të dy prindërit është premtuar gjatë fushatës politike nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Këtë premtim, nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës e shohin si shpresë, por me skepticizëm. Ndërsa nga Oda e Afarizmit të Kosovës thonë se detyrimi që biznesi të paguajë 2 paga për një vend pune (70 % të pagës për personin që shkon në pushim për 6 muaj dhe për personin që e merr në zëvendësim), ka bërë që në vendin tonë të ketë numër më të vogël të grave të punësuara.

Lideri i VV-së, Albin Kurti në programin e tij qeverisës ka thënë se pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj e që do të përfshijë të dy prindërit.
“Neni 50 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Prindërit do të kenë 12 muaj pushim të lehonisë / atësisë, ndërsa nënat e papuna do të përfitojnë 250 € në 6 muajt e parë të amësisë. Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i uritur dhe as të mbetet pas.”

Gjithë këtë premtim të Kurtit, drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokolari” Visar Ymeri thotë se duhet të dihet skema e financimit dhe prejardhjen e parave për ta mbuluar koston, për të cilat thotë se nuk i ka parë deri tash.
“Këto janë në të vërtetë dy premtime, të cilat po të realizoheshin do të kishin qenë shumë të mira. Ne jetojmë në një realitet jashtëzakonisht problematik për sa i përket punësimit të grave. Statistikisht afër 80% të grave ose janë të papunësuara ose nuk janë fare pjesë e tregut të punës, përqindje kjo shumë më e lartë se sa mesatarja e papunësisë në nivel vendi”, tha Ymeri.

Ymeri thotë se pushimi i lehonisë është njëra ndër pikat problematike i punësimit të grave dhe për këtë thotë se duhet të ndërhyrje e domosdoshme e institucioneve përkatëse.
Të njëjtën gjë e thonë edhe nga Oda e Afarizmit të Kosovës, duke shtuar se pushimi i lehonisë tek gratë ka ndikuar që të ketë përqindje të vogël të punësimit të tyre.
“Me ligjin aktual, detyrimi që biznesi të paguajë 2 paga për një vend pune (70 % të pagës për personin që shkon në pushim për 6 muaj dhe për personin që e merr në zëvendësim), ka bërë që në vendin tonë të ketë numër më të vogël të të punësuarave femra. Dallimi mes shkallës së të punësuarve femra dhe meshkuj është mbi 300 % më shumë meshkuj se sa femra. Andaj, me ndryshim plotësimin e këtij ligji, do të mundësohej përmirësimi i klimës së të bërit biznes dhe tërheqja e investitorëve të huaj”, thuhet në përgjigjen ODK’së.

Anipse nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës thonë se premtimet që janë bërë për sektorin privat që nga pasl*ufta nuk janë realizuar asnjë, ata shpresojnë që Kurti t’i realizojë premtimet e tij.
Sipas tyre, realizimi i pushimit të lehonisë për 12 muaj për të dy prindërit nuk do të ketë ndikim në ekonominë e bizneseve.

“Nuk do të ketë ndikim sepse në të kaluarën pushimi mjekësor dhe pushimi i lindjes ka qenë 6 muaj, ku i paguan pronari i kompanisë dhe 3 muaj shteti. Ndërsa tani është paraparë që të ndryshojë 6 muaj t’i paguajë qeveria dhe 3 muaj t’i paguajë pronari i kompanisë, pra në një farë forme gati i vjen në disproporcion shumë të përafërt me atë se çka ka qenë më herët me atë se çka është tash. Megjithatë jemi të sigurtë që edhe në të kaluarën nuk është bërë pagesa konfort ligjit për lehonat, po flas për pushimin e lehonisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Por, premtimin e Kurtit ndryshe e sheh sociologu Halim Emerllahu, i cili thotë se ky premtim mund të jetë i arsyeshëm, por do të ketë kohë deri në zbatimin e tij.
“Premtimi i Kurtit për gjatë mandatit të tij politik, është i arsyeshëm, por nuk mund të jetë i zbatueshëm, për një kohë të shkurt të qeverisjes, se nuk mund të funksionon një logjikë e teorisë së një pushtetit të karizmes politike, që të sjell mrekulli brenda ditës apo natës, apo brenda muajit”, thotë Emerllahu.

Gjatë programit të tij qeverisës, Kurti po ashtu ka premtuar edhe ndihmë për familjet që nuk kanë të ardhura të larta në vit.
“Nëse një familje fiton më pak se 7,000 € në vit, ajo do të përfitojë 50 € për fëmijë. Nëse një familje fiton më pak se 6,000 € në vit, ajo do të përfitojë 100 € për fëmijë. Nëse një familje fiton më pak se 5,000 € në vit, ajo do të përfitojë 150 € për fëmijë”.

Rreth kësaj, njohësi i politikave sociale, Ymeri thotë se pagesa prej 250 eurosh në muaj për lehonat e papunësuara nuk ka të bëjë me problemin e punësimit, por më shumë me atë të varfërisë.
“Mirëpo nuk është e lehtë të thuhet nëse këto dy masa do ta përmirësojnë këtë gjendje. Njëra prej tyre, pra pagesa prej 250 euro në muaj për lehonat e papunësuara, nuk merret fare me problemin e punësimit por më shumë me atë të varfërisë. Ndërkohë që tjetra, pushimi i ndarë prindëror, mëton ta lehtësojë sado pak këtë gjendje duke e barazuar përgjegjësinë e burrit me atë të gruas karshi kujdesit prindëror”, tha Ymeri.

Ndërsa, sociologu Emerllahu thotë se Kosova është një shoqëri në tranzicion që ka nevojë për politika sociale dhe jo për propaganda politike për pushtetin.
“Dhe këto janë teoritë e politikave sociale, që sjell një kujdestari sociale për çdo qytetarë në Kosovë për një pagë mesatare për punëtorët dhe për kategoritë sociale te individët. Ne jemi shoqëri tranzicioni për të cilën kemi nevojë për politika sociale e jo teori të këtyre politikave në popaganda politike për pushtetin. Kjo teori është e dëmshme për shoqërit në zhvillim apo të pazhvilluar siç jemi ne kosvarët”, shprehet Emerllahu.

Gazeta Express lidhur me këtë çështjes ka dërguar pyetje edhe në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje për të sqaruar më shumë premtimin e tyre si dhe për mundësinë se kur dhe si mund të implemento