A është i martuar me Sarën? Ledri Vula zbulon të pathënat

Ledri ka zbuluar të pathënat nga jeta e tij.
Ledri Vula, pas sa kohe u paraqit në emisionin e këngëtarit, Robert Berisha, ‘Robi plaket kur don vetë’
Dhe nga aty, reperi tregoi shumëçka nga jeta e tij personale, prej momentit se kur është bërë baba, si po e kalon kohën së fundmi dhe për projektet e reja muzikore.

Po ashtu, Ledri tregoi edhe për raportin me partneren Sara Hoxhën me të cilën janë bërë prindër të vajzës, Poemë Blu.
34 vjeçari tregoi se edhe pse është bërë baba nuk është martuar me Sarën dhe nuk zbuloi arsyen e kësaj, po ashtu nuk tregoi detaje tjera se a do të ndodh kjo gjë.
Tutje, krijuesi i hitit ‘Don Mo’ u pyet edhe për raportin e tij me Dua Lipën dhe Rita Orën i cili tha se ka një komunikim me artistet e njohura me famë botërore dhe çdoherë kur takohet me to kalon bukur.

Ledri tha se Dua Lipën e njeh qysh se kur kanë qenë fëmijë dhe kur ka lansuar projektin muzikor ‘I vogël’, ajo ka qenë e para e cila e ka uruar.
Ndërsa, teksa foli për Rita Orën, Vula nuk e la anash ta përmend edhe motrën e saj, Elenën për të cilat tha se janë vajza shumë të mira dhe kur bëhet fjalë për ndonjë mbrëmje në klube ato janë të gatshme dhe gjithçka realizohet perfekt.

Ndërkohë, Ledri zbuloi edhe prapaskenat e videoklipit të realizuar të cilin e ka publikuar këtë muaj, derisa protagoniste e tij ishte Morena Taraku, ai tha se ka dal shumë mirë dhe gjithçka ka qenë perfektë.
Ndryshe, reperi tha se këtë vit është gati për fillimin e mbrëmjeve muzikore dhe koncerteve pas përfundimit të pandemisë, pjesëmarrjen në emision Ledri e përfundoi me një ngushëllim për të gjithë ata që e kanë humbur jetën nga koronavirusi.