Informacionet se zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi është ftuar si dëshmitar nga Tribunali i Hagës lidhur me proceset që po zhvillohen kundër krerëve të ish UÇK-së është lajm i pavërtetë. Këtë sot e ka konfirmuar vetë zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë një deklarate për mediat në gjuhën maqedonase.
“Nga ju po dëgjojë për herë të parë për këtë ftesë të Tribunalit të Hagës. Nuk e di, çdo vit hapet kjo temë, thjesht CV-ja ime është publike në ueb-faqen e qeverisë, më përpara ishte edhe në ueb-faqen e Kuvendit dhe të gjithë e dinë që kam punuar për Tribunalin e Hagës nga viti 1999 deri në vitin 2004 edhe atë në zyrën e prokurorit, si përkthyes dhe unë kam qenë i angazhuar në hetime në Maqedoninë e Veriut për të gjitha ato raste, kam punuar në hetime në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi dhe nuk ka asgjë të diskutueshme lidhur me këtë angazhim timin.”