A është duke u kërkuar nga Policia pronari i kompanisë ‘Deva Tours’, pas ak*sidentit tragjik në Kroaci?

Nga kompania “Deva Tours” thonë se pronari i tyre ndodhet në Kroaci, pranë familjarëve të vi*ktimave të ak*sidentit tra*gjik të autobusit të tyre, që ndodhi mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në Kroaci, derisa mbi 60 mërgimtarë kosovarë po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

Në një bisedë përmes telefonit, nga kjo kompani me bazë në Gjakovë e seli në Prishtinë, mohuan për media aludimet se pronari i tyre është vënë në kërkim policor, pas rastit tra*gjik që pati për pasojë vd*ekjen e 10 kosovarëve në Kroaci.
“Nuk është në kërkim të Policisë. Na jemi t’u bashkëpunu me Policinë lidhur me këtë rast. Për çka me qenë pronari në kërkim, s’po e kuptoj. Për çka?”, i tha përmes telefoni një punonjës i kompanisë që iu përgjigj thirrjes së mediave në numrat zyrtarë të kompanisë.

Tutje, sipas punonjësit të “Deva Tours”, pronari i kompanisë, emrin e të cilit nuk e tregoi, ndodhet aktualisht në Slavonski Brod të Kroacisë, pranë familjarëve të vik*timave të ak*sidentit të së dielës.
“Pronari është në Kroaci, në Slavonski Brod pranë familjarëve të vi*ktimave, që janë t’u i pritë trupat për me ardhë knej. Edhe dje e kena nisë një autobus me 7-8 persona që kanë qenë të palëndum, që kanë pshtu pak ma lehtë. Edhe qështu”, tha punonjësi i “Deva Tours” të martën për media.

“Nuk është kah mshefet pronari as kurrgjë, po pronari nuk e ka shkaktu ak*sidentin, përqato nuk ka pse me u kërku. Na jena t’u u munu me i respektu familjet, përqato nuk jemi kah dalim, se përndryshe nuk ka diçka të parregullt prej anës së kompanisë. Tash dalin edhe raportet e senet prej Policisë”, shtoi ai.
Kompania “Deva Tours”, e regjistruar në ARBK si “Deva Tours SHPK”, rezulton të jetë e regjistruar 100% në pronësi të personit me emrin Arianit Avdija, që njëherit është i regjistruar si drejtor i kompanisë në fjalë.