A e theu ministri Liburn Aliu heshtjen zgjedhore, ky është postimi i tij

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si duket nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore gjatë ditës së sotme kur në 21 komuna të Kosovës është duke u mbajtur raundi i dytë të zgjedhjeve lokale.
“Fitorja është shumë afër”, ka shkruar ndër të tjerash Aliu në Facebook, e që si duket aludon në fitoren e partisë që ai bën pjesë, Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.
“Kanë mbetur më pak se 90 minuta. Dil e voto”, ka thënë Aliu.