A e puthe fëmijën në mëngjes?!

Nga Miranda Haxhia-

A e puthe fëmijën në mëngjes, para se të ikje në punë?

A e përqafove para se të flejë?

Se një “shtrige” e madhe me shumë kthetra vertitet kudo përqark: një shofer i dehur, një kriminel me armë, një horr me pushtet, një polic i droguar… ku i dihet!

Shiko sytë e kësaj vajze. Plot jetë dhe plot endrra. Ku është sot?

Si ngushellohet një mam apo një bab? Nuk e di!