A e promovoi Zaevi Kovaçevskin për kryetar të ri të LSDM-së?


Më 12 dhjetor, LSDM do të votojë për kryetarin e ri. Të drejtë kandidimi ka çdo anëtar i cili, siç tha zëdhënësja Bogdanka Kuzeska, “i plotëson kriteret sipas statutit të partisë”. Po me gjithë përpjekjet e shumta të gazetarëve, Kuzeska nuk tregoi qartë nëse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror e ka promovuar Dimitar Kovaçevskin për pasardhës të tij.

Në lidhje me: LSDM pranon dorëheqjen e Zaevit! Partia shkon në zgjedhje“Bëhet fjalë për koment për cilësitë e një njeriu. Partia kryetarin e do ta zgjedhë në zgjedhje të brendshme partiake, demokratike” u shpreh zëdhënësja Kuzeska.Ajo po ashtu tha se “nuk është diskutuar tema se kryetari i ri i partisë do të jetë edhe mandatari i ri i Qeverisë”.

Procedura për kandidaturat nis nesër dhe do të zgjasë 7 ditë. Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, vijon zgjedhja e udhëheqësisë së re të partisë.

Ndryshe, Zaev është paraqitur bashkë me Kovaçevskin gjatë takimit me liderin e Alternativës, Afrim Gashi, para takimit pat raportuar se Zaev do të paraqitet në këtë takim me propozimin e tij për lider të LSDM-së, njëherë edhe mandatar për Qeverinë e re. Kovaçevski aktualisht është zëvendësministër i Financave ndërsa është edhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së.