A e ndjen kafshët tërmetin?

Sipas gjitha studimeve të bëra deri tani nuk ka ndonjë aparat apo mjet që parashikon se kur pritet të ndodhë një tërmet në ndonjë vend.
Por, duke parë se shteti i Japonisë dhe disa nga vendet latine preken më së shumti nga tërmetet e fuqishme të cilat shkaktojnë dëme dhe vi*ktima të mëdha, ata përdorin diçka tjetër për këtë.

Kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë vërejtur këtë fenomen, shkencëtarët në Kinë dhe Japoni e studiojnë këtë për një kohë, duke vërejtur se minjtë e laboratorit kanë një kohë më të vështirë duke fjetur përpara një tërmeti.
Sipas një studimi të ri kafshët janë në gjendje të ndjejnë diçka që njerëzit nuk munden. Duke ekzaminuar pamjet nga kamerat e sensorit të lëvizjes në Parkun Kombëtar Yanachaga të Perusë, shkencëtarët zbuluan se aktiviteti i kafshëve ra në mënyrë të konsiderueshme muaj përpara se të ndodhte një tërmet me madhësi 7,0.

Gjatë tre javëve para tërmetit, kamerat regjistruan pamjet e kafshëve si zakonisht, dhe 5-7 ditë para tërmetit kamerat nuk regjistruan fare kafshët.
Studiuesit mendojnë se kafshët mund të jenë më të ndjeshme ndaj joneve pozitive në ajër që ndërtohen kur shkëmbinjtë në sipërfaqen e tokës stresohen duke çuar në një tërmet, gjë që mund të bëjë ata që të largohen.