A e konfirmoi Barcelona marrëveshjen me Spotify? Mësohet e vërteta

Klubi katalunas, Barcelona do të fitojë shuma të mëdha parash nga marrëveshja e tyre e re e sponsorizimit me kompaninë Spotify. Blaugranët kanë paralajmëruar marrëveshjen tash e disa kohë me Spotify, por vetëm dje (e martë) kanë konfirmuar finalizimin.

Njoftimi përfundimtar më në fund mbërriti të martën mbrëma, dhe është konfirmuar se gjiganti i transmetimit të muzikës Spotify do të jetë sponsori i radhës i fanellave për ekipin e parë për meshkuj dhe femra.

Sipas faqes zyrtare të Barcelonës, emri i Spotify do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit për meshkuj dhe femra duke filluar nga sezoni 2022/23 dhe për katër sezonet e ardhshme.

Spotify do të sponsorizojë gjithashtu fanellat e stërvitjes duke filluar nga sezoni 2022/23 për tre sezonet e ardhshme.
https://mobile.twitter.com/FCBarcelona/status/1503826660226969608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1503826660226969608%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbarcelona-konfirmoi-marreveshjen-spotify-mesohet-shuma-e-frikshme-qe-kompania-tia-paguaje-klubit-katalunas%2F

Kompania e njohur dhe Barcelona do të punojnë së bashku për të krijuar mundësi që fanella ikonë të bëhet një hapësirë ​​që mund të përfshij artistë nga e gjithë bota. Si pjesë e bashkëpunimit, për herë të parë në historinë e klubit, stadiumi do të riemërtohet si ‘Spotify Camp Nou’.

Marrëveshja afatgjatë për të drejtat e emrit të stadiumit, fillon në korrik 2022 dhe do të vazhdojë gjatë rizhvillimit ambicioz të zonës Camp Nou, si pjesë e projektit Espai Barça, i cili do të transformojë ambientet dhe mjedisin e klubit.

Financat pas marrëveshjes nuk janë konfirmuar nga klubi, por tashmë kanë rrjedhur në rrjet shumat e marrëveshjes.
https://mobile.twitter.com/BBCWorld/status/1504015647772188677?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504015647772188677%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbarcelona-konfirmoi-marreveshjen-spotify-mesohet-shuma-e-frikshme-qe-kompania-tia-paguaje-klubit-katalunas%2F

Sipas Carrusel Deportivo, vetëm marrëveshja e sponsorizimit të fanellës do të jetë me vlerë rreth 280 milionë euro, mesatarisht 70 milionë euro në sezon.

Kjo do të ndihmojë Barçën të rrisë kufirin e pagave në La Liga për sezonin e ardhshëm, si dhe të pastrojë një pjesë të borxhit të madh që është mbledhur gjatë viteve.