A e keni pasur Covid 19 pa e ditur?

A e keni pasur Covid 19 dhe nuk dihet? Shifrat e fundit nga Zyra Federale e Shëndetësisë sugjerojnë se mund të ketë ndodhur
Në fund të vitit të kaluar studiuesit zbuluan se 20% e atyre që u testuan kishin antitrupa në gjakun e tyre.

Tani zyra shëndetësore beson se do të ketë edhe 10% të tjerë që janë infektuar që nga ajo kohë. Zyra beson se ky është një vlerësim konservator, shkruajnë mediat zvicerane.
Studimi mund të çojë në një ndryshim në politikën e qeverisë. Mund të nisë testet e antitrupave për një pjesë të gjerë të popullatës dhe nëse janë pozitive, ata do të kenë të drejtën e një certifikatë vaksinimi pasi ata tashmë kanë një nivel të mbrojtjes. Ata gjithashtu mund të kenë nevojë vetëm për një dozë vaksine.