A e dini se grekët janë strehuar si refugjatë në Siri gjatë Luftës II Botërore?


Sipas shkrimit të Musa Kesler, botuar në të përditshme turke “Hürriyet” (Liria), grekët e ikur nga vendi gjatë pushtimit të Greqisë nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore (midis viteve 1939 dhe 1945), kishin gjetur strehë në kampet e refugjatëve që ishin ngritur për ata në Siri.

Në faqen e parë të gazetës «Ky është Jeruzalemi» të vitit 1942 thuhet se sirianët po i ndihmojnë “mysafirët” e tyre me rroba në një kamp të ngritur për refugjatët grekë në fshatin Al-Nayrab, në juglindje të provincës së Halepit në Siri.
Gjatë kësaj periudhe edhe Turqia kishte dërguar gjithashtu kamionë me ndihma humanitare për në Greqi, e cila vuante nga skamja e uria.