A e dini se dieta dhe nivelet e yndyrës luajnë një rol të madh në parandalimin e të gjitha llojeve të kancerit?


✅️ Konsumoni yndyrnat e duhura!
✅️ Zëvendësoni yndyrnat shtazore me vajra bimore
✅️ Yndyrnat e mira gjenden tek arrat (bajamet, arrat…), vaji i ullirit.
❌️ Shmangni ushqimet e përpunuara.

Kufizoni mishin e kuq 🥩
➡️Një dietë e ulët në mish, por e pasur me fruta dhe perime mund të ndihmojë në ngadalësimin e rritjes së kancerit të prostatës.⬅️

✅️Konsumoni ushqime të shëndetshme për prostate
Çfarë?
🍅🥕🥔 Domate, sojë dhe bishtaja (fasule, qiqra, thjerrëza), çaj jeshil, shalqi, shegë.

❎️Shmangni sheqerin
Sheqeri është i lidhur me shumë lloje të kancerit sepse rrit rrezikun e obezitetit dhe rezistencës ndaj insulinës, të cilat janë faktorë të rëndësishëm rreziku për zhvillimin e kancerit.
↘️ Më saktësisht, duhet të shmangni ëmbëlsirat, lëngjet e gazuara dhe lëngjet e frutave, produktet me sheqer të shtuar. 🍎🍇🥭 Frutat janë gjithmonë të mira.

🧂Përdorni më pak kripë
Kripa rrit simptomat e traktit urinar të lidhura me BPH. ↘️Zvogëloni marrjen e ushqimeve gjysmë të përgatitura të ngrira, të përpunuara dhe të konservuara dhe mos shtoni kripë në pjatat tuaja për të reduktuar kësisoji marrjen e kripës.

Ndryshimet e thjeshta të stilit të jetesës mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj, duke përfshirë shëndetin e mirë të prostatës.
Nëse jeni duhanpirës, 🚭 ndaloni sa më parë.
Bëni çfarëdo stërvitjesh fizike. 🏋‍♂️🤸‍♂️💪
Filloni ngadalë dhe përparoni ashtu siç ju lejon trupi juaj.