A e dini sa vjet mbush sot Kulla e Eiffel-it, në Paris?


Kryevepra teknologjike prej hekuri, e krijuar nga Gustave Eiffel për të përkujtuar njëqindvjetorin e Revolucionit Francez, u përurua zyrtarisht në Paris më 31 mars të vitit 1889.

Fillimi i ndërtimit të këtij objekti me të cilin identifikohen parisienët, kishte nisur më 28 janar 1887.

Eiffel është një kullë me grilë prej hekuri në Champ de Mars në Paris të Francës. Ajo është emëruar pas inxhinierit Gustave Eiffel, kompania e të cilit projektoi dhe ndërtoi kullën.