Shteti përballet me mungesë të theksuar të mjekëve specialistë në shumë fusha. Nga Shoqata e mjekëve specializantë thonë se specializimet më të preferuara të studentëve të mjekësisë janë Kirurgjia plastike, kardiologjia, gjinekologjia, oftalmologjia si dhe ortopedia, shkruan Alsat.
Një gjë të tillë e pohojnë edhe nga Oda e Mjekëve të cilët alarmojnë se çdo specializim tjetër jashtë specializimeve të lartë përmendura janë deficitare.
SHOQATA E MJEKËVE TË RINJ DHE SPECIALIZANTË
Specializimet që kanë më shumë interes nga ana e studentëve
– Kirurgjia Plastike
– Oftalmologji
– Kardiologji
– Gjinekologji
– Ortopedi
Më pak te interesuar studentët janë për këto drejtime – të cilat janë dhe deficitare
– Pediatria
– Anesteziologjia
– Gjinekologjia – në qytetet tjera jashtë Shkupit
– Mjekësia e përgjithshme interne
Ndër më deficitaret janë dhe Pulmologjia dhe Epidemiologjia. Specialistët e këtyre dy drejtimeve konsiderojnë se tejkalimi i këtij problemi do të ndodhte kur shteti të stimulojë studentët e mjekësisë për të vazhduar specializimet në drejtimet deficitare.
“Ndoshta duhet që ministria e Shëndetësisë të mendojë ndonjë motivacion që këta të rinj që e kryejnë Fakultetin të specializojnë në Epidemiologji, qoftë Higjienë apo mjekësi sociale sepse këto janë degë të mjekësisë të cilat janë shumë të rëndësishme dhe shumë deficitare për momentin. Kur paraqitet ndonjë epidemi apo pandemi si në rastin që jemi, të parët janë epidemiologët. Për momentin në Shkup i kemi vetëm 4 epidemiolog dhe një mjekë të praktikës së përgjithshme që funksionojmë dy vjet pa ndalë. As festa as vikende të lira, sepse nuk ka kush ta mbulojë qytetin”, tha Lulzime Bajrami, Epidemiologe.
“ Nëse pyesni se sa specialistë apo subspecialistë pulmologë ka në vend, në mënyrë absolute kemi problem për fat të keq sepse pomologët e gjithë vendit janë të angazhuar nëpër Kovid qendrat. 8:23 Konkretisht unë si profesor I Pulmologjisë, intenca jonë është që të lobojmë tek të rinjtë, studentët tanë, kolegë të ardhshëm sa mundemi t’ua zgjojmë interesimin për specializimin tonë por përsëri ajo mbetet vendim i tyre dhe ajo çfarë quhet tregu i punës”, u shpreh Sasho Stoleski, Pulmolog.
Studentët e mjekësisë të cilët ALSAT i anketoi u shprehën të pa vendosur mbi drejtimin që do vendosin të specializojnë.
“Jam studente e vitit të 3, mjekësi e përgjithshme. Mund të vazhdoj për kirurgji, ose anesteziologji, nuk jam vendosur ende. Këto dy specializime më tërheqin më shumë mendoj se kjo është vendim I cili çdo student e ndërmerr vetë”.
“E arsyeshme është që pas shkollimit të lartë të vazhdohet me specializim, por edhe pse jam nga fundi I studimeve unë ende nuk kam vendosur se çfarë drejtimi të vazhdoj specializim, mendohem. Definitiv pediatria është shumë deficitare ajo shihet qartë por unë ende nuk kam vendosur për këtë çështje”.
“Do të ishte mirë që të plotësohen ata vende deficitare por mendoj se secili ka talent të veçantë ndaj një drejtimi të caktuar dhe duhet të drejtohet nëpër specializime që I flenë dhe të mund të kontribuojë me gjithë potencialin e vet”.
Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, gjatë vitit të kaluar 379 mjekë janë pajisur me licenca për specializim ku sipas të dhënave dominon specializimi për Gjinekologji dhe akusheri, Stomatologjia si dhe Ortopedia. /Alsat.mk