A e dini pse studentët gjatë diplomimit e veshin këtë kostum të veçantë?

Studentët në ditën e diplomimit mbajnë një fjalim para një publiku me një veshje interesante që përbëhet nga një mantel i gjatë dhe një kapelë katërcepshe.

Veshja e të diplomuarëve ka një histori të gjerë. Ndoshta edhe nuk ju ka shkuar në mendje të pyesni, pse ka mbetur kjo lloj uniforme?!

Kjo lloj veshjeje u realizua në shekullin XII-të, nxënësit dhe mësuesit zakonisht veshnin mantel dhe një kapele, transmeton lajmi.net.

Fillimisht kjo ishte një veshje klerikësh, duke qenë se shumë profesorë në atë kohë ishin priftërinj ose murgj.