A e dini çka flasin njerëzit në gjumë?


E folura në gjumë mund të jetë shumë turpëruese duke qenë se niveli i plotë i mungesës së koshiencës nuk jep asnjë mundësi kontrolli për ato që thuhen. Por nga një studim i ri, rrezikshmëria e të qenit folës gjatë gjumit është më e madhe, sepse mundësitë më të larta janë ato të të thënit të fjalëve ofe*nduese edhe të pi*sta gjatë gjumit.

Studimi i drejtuar nga Dr. Isabelle Arnulf zbuloi se fjalët e thëna gjatë gjumit janë shpesh negative dhe i përkasin një fjalori vu*lgar, i cili i drejtohet një personi tjetër.

Skuadra e studiuesve analizoi 232 të rritur, nga të cilët 129 kishin çrregullime të të folurit në gjumë, 87 kishin përjetuar ecje gjatë gjumit dhe 15 të tjerë nuk kishin çrregullime të gjumit.

Gjatë dy netëve të gjumit, studiuesit regjistruan se çfarë sjelljeje do të kishin pjesëmarrësit gjatë gjumit. Në përfundim u regjistruan 883 in*cidente të të folurit në gjumë, të cilat përmbanin 3,349 fjalë të kuptueshme. Studimi zbuloi se fjala më e përdorur gjatë të folurit në gjumë ishte fjala “Jo.” 24% e të folurit në gjumë përmbanin fjalor negativ, ndërsa 22% e tij përmbanin fjalë të pi*sta. Rreth 10% e të folurit në gjumë përmbanin edhe betime.