A duhen paguar gjyshërit si kujdestarë të nipërve dhe mbesave të tyre?


Gëzim Tushe, Lira Gjika, Mira Pirdeni dhe Burbuqe Elezi ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku folën për çështjen e pagesës nga fëmijët e tyre për tu kujdesur për nipëri dhe mbesat e tyre dhe kursimin e gjysheve shqiptare për ta.
Secili prej tyre shprehën mendimet e tyre duke ndalur në konkluzion se mbesave dhe nipërve duhet t’ua plotësojnë dëshirat, por dëshira e tyre më e madhe është që t’ë investojnë për shkollimin e tyre.

Gëzim Tushe i cili ishte i pranishëm në studio tha se është i bindur se çdo gjyshër ka dëshirë që ti shkollojë e cila është një etapë që duhej realizuar me dinjitet.
“Është profesion që duhet paguar dhe familja e sotme nuk është më familje e dikurshme dhe duhet paguar. Familja shqiptare do vijë të përmirësohet, por jam i bindur se ata gjyshër dëshira e tyre është të shkollojnë nipërit, edhe sikur të kem para edhe sikur të mos kem do të bëja gjithçka për të investuar për nipërit e mi. Është një etapë që duhet ta realizosh me dinjitet, sa më shumë materiale kur ke mundësi sidomos në ecurinë e fëmijës”, tha Gezim Tushe.

Lira Gjika, përmes lidhjes me Skype tha se të mendosh për fëmijën e fëmijës është gjëja më e mirë dhe se gjithmonë e heq diçka nga vetja e saj për mbesën, për arsye se nuk i ka tërë kohën afër.
“Është e diskutueshme për mua edhe pse qëndron. Të japësh dhe të dhurosh është një ndjesi e veçantë. Të mendosh për fëmijën e fëmijës është gjëja më e mirë. E heq dicka nga vetja ime për mbesën, nuk është se i kam tërë kohën por kur i kam afër organizohem që të jem në pozicion të tyre që t’ua plotësoj atyre. Ta duash duke e lënë të lirë. Çmimi është 15 dollarë ora. Në kulturën tonë nuk është që të marrim para nga fëmijët, përkundrazi ne i ndihmojmë.”, tha Lira Gjika.

Mira Pirdeni e cila ishte e pranishme në studio tha se vetë fëmija ka nevojë për praninë e prindërve më të rëndësishëm sesa gjyshja. Ne duhet ti mësojmë fëmijët që ato e kanë përgjegjësinë kryesore nuk e kanë gjyshërit sepse kemi parë skena të tmerrshme në familje, ku prindërit po e kalojnë kënaqësitë tek vetja e tyre dhe po heqin vëmendjen nga fëmija dhe harrojnë që kanë disa përgjegjësi për fëmijët e tyre.

“Nuk është e vërtetë dhe kushton shumë, për arsye se nuk është e lehtë dhe shpesh herë unë e kam ndeshur vetë edhe si gjyshe, por kam parë edhe shoqet e mia të cilat janë futur kësaj rrugës së shërbimit për nipat dhe mbesat e tyre dhe kam parë shqetësime nga më të mëdha shëndetësore dhe një lodhje fizike. Vetë fëmija ka nevojë për praninë e prindërve më të rëndësishëm sesa gjyshja. Ne duhet ti mësojmë fëmijët që ato e kanë përgjegjësinë kryesore nuk e kanë gjyshërit sepse kemi parë skena të tmerrshme në familje, ku prindërit po e kalojnë kënaqësitë tek vetja e tyre dhe po heqin vëmendjen nga fëmija dhe harrojnë që kanë disa përgjegjësi për fëmijët e tyre”, tha Mira.

Burbuqe Elezi në lidhje me Skype nga Amerika tha se nuk është dakord të paguhet gjyshja nëse ajo më shumë është në pension të paguhet për fëmijët, ne duhet ti ndihmojmë fëmijët me çdo mënyrë edhe nëse fëmijët e shikojnë të arsyeshme se ne kemi nevojë, ata do na paguajnë vetë.
“Unë nuk jam dakord të paguhet gjyshja nëse ajo më shumë është në pension të paguhet për fëmijët, ne duhet ti ndihmojmë fëmijët me çdo mënyrë edhe nëse fëmijët e shikojnë të arsyeshme se ne kemi nevojë, ata do na paguajnë vetë. Është tjetër gjë nëse ekonomia jote është e dobët dhe po bën sakrificë po lë punën se do paguash qeranë ajo është tjetër gjë. Çdo gjë do bëja për ata, unë ndjej shumë dashuri për ta, çfarë kanë dashur unë jua kam plotësuar”, tha Burbuqe Elezi.