A do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit? Përgjigjet Zejdi Rexhepi

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende nuk është biseduar se cili prej deputetëve nga kjo parti do të kryej këtë funksion.

“Nuk e kisha menduar më herët, seriozisht. Ajo do të diskutohet brenda deputetëve që jemi ne, gjithsesi na takon posti i nënkryetarit. Nënkryetari i Kuvendit, komfor Rregullores së Kuvendit do të jetë në mënyrë proporcionale zëvendës i kryetarit të Kuvendit.Kështu që nëse i bie që interesat e Alternativës do artikulohen mirë nga udhëheqja e çfarëdo qoftë seance, padyshim se nuk do i ikim përgjegjësisë askush”, deklaroi Skender Rexhepi-Zejd.