I pyetur nëse do të jetë pjesë e përbërjes së re qeveritare si ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se për këtë vendos kryesia e partisë dhe se kjo do të shihet në periudhën në vijim.
-Rreth Qeverisë së re në Maqedoni, a do të mbeteshit përsëri në funksionin e ministrit për Punë të Jashtme?“A do të doja apo…”, tha Osmani në të qeshur.
“Rreth kësaj, nënkuptohet se kjo është vendim i lidershipit të partisë e cila më propozon në koalicion. Kështu që do të shohim në periudhën e ardhshme”, tha Osmani.