A do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme? Përgjigjet Pendarovski!


Gjendja e jashtëzakonshme që e ka shpallur presidenti Stevo Pendarovski, skadon të shtunën. Tani për tani mbetet çështja e hapur nëse do të ketë vazhdim të ri.

Kryeministri Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria ende nuk ka miratuar vendim nëse do të kërkojë që të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në vend edhe në periudhën e ardhshme. Ai tha ende po bëhen analiza dhe vlerësime në bazë të gjendjes shëndetësore.

“Unë apeloj që të presim një ditë dy, kur do të mblidhet Qeveria dhe të bëhet vlerësimi nëse do të ketë nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme dhe sa do zgjatë e njëjta”, tha Spasovski.

Ai tha se po përgatitet edhe raporti deri te presidenti Stevo Pendarovski, pasi që është bërë gjatë kohës së jashtëzakonshme.

Që të miratohet vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe Qeveria duhet të dorëzojë propozim, Këshilli i Sigurimit të mbajë seancë të re të premten, ndërkaq presidenti të miratojë vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në të kundërtën, gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona, e cila u miratua më 18 mars, pas së cilës u vazhdua edhe për 30 ditë, do të vazhdojë për 30 ditë.

Një pjesë e vendimeve të presidentit Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi, pasi që është shpërndarë.

Nëse përbërja parlamentare nuk do të ishte i shpërndarë, sipas Kushtetutës, në vend presidentit, Kuvendi do të duhej që t’i miratojë vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Dy vendimet e shefit të shtetit për gjendjen e jashtëzakonshme u kontestuan përpara Gjykatës Kushtetuese, por gjykatësit vendosën se Pendarovski ka vepruar në mënyrë të drejtë.Portalb