A do të vazhdojë arsimi dual me zbatimin e protokolleve shëndetësore?!

Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska dhe drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut Partik Martens sot në takimin onlajn biseduan për mundësitë që të vazhdojë mësimi praktik si pjesë e arsimit dual në kompanitë në disa pjesë nëpër shtet në kushte të pandemisë. Siç kumtoi Kabineti i Carovskës në takim u konkludua se është e nevojshme që nxënësit nga shkollat profesionale të cilët janë pjesë e mësimit dual pjesën praktike ta kalojnë në fabrikat e prodhimit por nën protokolle të fuqishme për mbrojtje shëndetësore për çka në ditët në vijim duhet të sillet edhe vendim përfundimtar.

“Kompanitë tani më i kanë vendosur protokollet për mbrojtje nga KOVID-19 të cilat duhet vetëm të respektohen, ndërsa numri i nxënësve të cilët i vizitojnë fabrikat nuk është i madh, Sipas planit mësimor për vitin shkollor 2020-2021, nxënësit nga viti i dytë të përfshirë në arsimin dual kalojnë një ditë në javë në mësim praktik, ndërsa nxënësit e vitit të tretë dy ditë”, theksohet në kumtesë.

Arsimi dual është në modelin gjerman dhe tek ne zbatohet që nga viti 2017 me mbështetje të ekonomisë gjermane. Në arsimin dual janë të përfshirë 10 kompani dhe shkolla të mesme profesionale nga pesë qytete të qytetit.