A do të tërhiqet Zaevi nëse nuk fiton Shilegovi? Ivanovski: Me dorëheqjen e Zaevit do të bie Qeveria

Në qoftë se kryeministri Zoran Zaev jep dorëheqje, Qeveria do të bjerë, thotë profesori i së drejtës kushtetuese Trendafil Ivanovski. Sipas Kushtetutës kjo nuk varet vetëm nga dëshira e kryeministrit, por mundet edhe 20 deputetë të kërkojnë ndryshimin e Qeverisë. Në qoftë se kërkohet mocion votëbesimi ndaj Qeverisë, brenda 3 ditëve Kuvendi duhet të deklarohet dhe në këtë mënyrë mund të vijë deri te rrëzimi i Qeverisë.

“Në qoftë se kryetari i Qeverisë jep dorëheqje, kjo do të thotë se bie e gjithë Qeveria. Në qoftë se kryetari propozon shkarkim të më shumë se një të tretës së Qeverisë, gjithashtu bie Qeveria. Me këtë hap, automatikisht ka një kusht ku Qeveria ekzistuese vazhdon, Kuvendi vazhdon ta ushtrojë funksionin e tij deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Këtu ka edhe çështje të tjera. Kjo nuk varet vetëm nga dëshira e kryeministrit, por mundet edhe 20 deputetë të kërkojnë ndryshimin e Qeverisë. Në qoftë se kërkohet mocion votëbesimi ndaj Qeverisë, brenda 3 ditëve Kuvendi duhet të deklarohet dhe në këtë mënyrë mund të vijë deri te rrëzimi i Qeverisë”, deklaroi analisti Trendafil Ivanovski.

A do të tërhiqet Zaev nëse pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale nuk e merr Qytetin e Shkupit dhe pjesë më të madhe të komunave. Në këtë pyetje në emisionin e djeshëm Clik Plus në TV21, kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev nuk u përgjigj në mënyrë konkrete, por tha se nëse ndodh një gjë e tillë, politikat e pushtetit vështirë se do të realizohen.

“Data 31 është “all in”. Sillet vendim dhe duhet të dinë. Ky nuk është kërcënim, por është shprehje e ndjenjave. Unë thashë se askush nuk është i përcaktuar dhe për askënd nuk garanton babai i tij ose partia, se do të jetë aty apo atje. Të rëndësishëm janë populli dhe shteti. Gjithçka tjetër mund të ndryshojë dhe të kalojë. Populli tregon. Cilin drejtim e duam, me përparësitë ose me dobësitë, populli duhet të vendosë”, tha kryeminsitri Zaev.

Por nëse opozita dorëzon deri te Kuvendi kërkesë për shpërbërje të Kuvendit dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shumica në Kuvend mund të mos e votojë shpërbërjen e Kuvendit dhe si pasojë e kësaj të mos ketë zgjedhje. Në rast të tillë, presidenti i shtetit ia jep mandatin LSDM-së prej ku do ta emërojnë mandatarin e ri për përbërjen e Qeverisë, përkatësisht, kryeministrin e ri. Partitë opozitare dhe VMRO-DPMNE, ASH-ja dhe Alternativa paralajmërojnë krijim të shumicës së re parlamentare në Kuvend dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.