A do të shkurtohet koha e pagesave? Borxhet e shtetit ndaj privatit, ligji i ri

Nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë, thonë se shkurtimi i afatit në 30 ditë është pozitiv për ambientin e biznesit, mirëpo mbetet të shikohet se sa dhe si do të zbatohet në praktikë.
Me propozim ndryshimet e Ligjit për disiplinë financiare pritet të ulet afati i pagesës së sektorit publik që ka llogaritë në kuadër të arkës së Ministrisë së Financave ndaj sektorit privat prej 60 në 30 ditë. Do të ulet prej 90 në 60 ditë edhe afati i pagesës së obligimeve të subjekteve nga sektori publik të llogarive që i kanë në kuadër të Arkës së Fondit për Shëndetësi prej 90 në 60 ditë.

Sipas propozim ligjit parashikohet që nga fillimi i vitit 2023, ky afat të ulet prej 60 në 50 ditë, nga janari i vitit 2024 të jetë 40 ditë dhe nga janari i vitit 2025 të jetë 30 ditë. Apo me fjalë të tjera për pak më shumë se tre vite afati do të ulet nga 60 në 30 ditë i borxheve që ka shteti ndaj privatit. Afati i pagesës së obligimeve të subjekteve nga sektorit publik me llogari në kuadër të Arkës së Fondit të Shëndetësisë nga janari i vitit 2023 do të ulet në 80 ditë, nga janari I vitit 2024 në 70 ditë, dhe nga janari i vitit Në ligjin aktual për disiplinë financiare përcaktohet që afati i pagesës ndërmjet subjekteve të sektorit publik dhe kompanive private, kur borxhli është sektori publik nuk mund të jetë më i gjatë se 60 ditë.

Njëherësh kur borxhli janë Fondit i Shëndetësisë dhe shfrytëzuesit e mjeteve të këtij fondi,entet publike shëndetësore, dhe klinikat universitare, afati i pagesës nuk mund të jetë më i gjatë se 90 ditë. Ligji për disiplinë financiare i miratuar në vitin 2014 ka zbutur pjesërisht problemin me pagesat midis privatit dhe shtetit, megjithatë mbeten akoma prezente problemet e biznesit me likuiditetin apo disponimin me para të gatshme. Ankesa nga ana e afaristëve ka për pozitën të privilegjuar nga njëra anë të ndërmarrjeve shtetërore dhe institucioneve për të cilat shpesh nuk vlejnë afatet për pagesat e obligimeve në bazë të marrëveshjeve.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë me paraqitjen e pandemisë, ku në periudhën e fundit ekzistojnë më shumë kompani që kanë faturuar fatura për ofrimin e shërbimeve apo për shitjen e ndonjë prodhimi, mirëpo kanë vonesa të pagesave dhe ankohen për jo likuiditet. Sipas numrit një të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov një nismë e tillë për shkurtimin e afateve është e pritshme të jetë pozitive për përmirësimin e ambientit të biznesbërjes në vend, mirëpo mbetet të shikohet se sa dhe si do të zbatohet në praktikë.

“Në parim është diçka pozitive një shkurtimi tillë i afateve. Mirëpo nuk duhet harruar se një pjesë e ndërmarrjeve publike renditen ndër të para në listën e borxhlinjve të Drejtorisë për të Ardhura Publike, andaj udhëheqësit e këtyre kompanive nevojitet të evitojnë lidhjet politike apo miqësore, dhe të punojnë sipas parimeve të ekonomisë së tregut, Ligjit për Disiplinë Financiare e kështu me radhë”, thekson Boshkov. Sipas tij, ekzistojnë edhe kompani që gjatë bashkëpunimit të tyre rrjedhës, shpesh i kanë borxh njëra tjetrës, dhe në bazë të partneritetit të vendosur kanë borxhe të vazhdueshme, që mund të mos paguhen edhe për disa muaj.

Njëherësh shton se ato kompani që nuk kanë ndërmend të paguajnë, as nuk do të paguajnë borxhet e tyre. Andaj më mirë është që bizneset para se të hyjnë në marrëdhënie afariste, të shfrytëzojnë të dhënat e Byrosë Kredituese, me qëllim që të dinë për borxhet apo kreditë e partnerit të ri potencial.
Vlerësohet se asnjë ekonomi në botë nuk mund të vendosë një disiplinë të plotë financiare, dhe as që është e mundur një gjë e tillë. Mirëpo synimi i më shumë shteteve është të anojnë ndaj një disipline sa më të madhe financiare, të përkrahur nga një legjislacion i zbatueshëm në praktikë që do të ulë maksimalisht jo disiplinën në pagesa.

Kontabilistët vlerësojnë se në vitet e kaluara në vend, qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve midis privatit dhe shtetit shpesh bazohet në pagesën e anuluar. Kjo mundëson që borxhliu të kryejë obligimet e tij pas afatit të caktuar midis palëve kontraktuese. Mos plotësimi i obligimeve financiare që rrjedh nga realizimi i marrëveshjeve, edhe pse shkel shpesh dispozitat e kontratës, shpesh praktikohet për shkak të kamatave të ulëta të pagesës së vonuar dhe për shkak të procedurave të ngadalshme për kompensimin e dëmeve.

Njëherësh deri tani tek ndërmarrjet nga sektori publik në rast se bëhej fjalë për furnizime shumë vjeçare, nuk parashikohen numri i ditëve maksimale që mund të kontraktohej si afat pagese. Me ndryshimet e vitit të kaluar, kontrolli i zbatimit të afateve të kontraktuara për pagesë ka kaluar nga Drejtoria për Ardhura Publike, ndaj Inspektoratit të Tregut për sektorin privat, ndërsa zbatimi i marrëveshjeve të sektorit publik e ka Inspekcioni Financiar pranë Ministrisë së Financave.