Së fundi Elvana Gjata ka befasuar me setin e ri fotografik.
Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku po shijon suksesin e albumit të fundit “Çelu”, i cili u mirëprit nga fansat e saj dhe publiku i gjerë.
Përveç se ka eksperimentuar shumë shpesh në stile të ndryshme dhe ka guxuar të provojë gjëra të reja e të panjohura, Elvana na bëri me dije se mund të shkojë edhe më shumë se aq.
Së fundi këngëtarja ka realizuar një set mjaft të rrezikshëm fotografish, ku shihet duke u hedhur në det nga një anije me lartësi të konsiderueshme.