Drejtori i Entit Shtetërore të Statistikave, Apostol Simovski sot në një konferencë për shtyp njoftoi Metodologjinë për përgatitjen, organizimin dhe kryerjen e regjistrimit në muajin Prill.
Simovski u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin seriozisht këtë operacion statistikor dhe se është ekskluzivisht për krijimin e politikave në interes të qytetarëve.
Një risi në këtë regjistrim, ndryshe nga ai i mëparshmi, Simovski theksoi se operacioni do të kryhet përmes një metode të kombinuar, e cila do të sigurojë një nivel të lartë të cilësisë së të dhënave.
Regjistrimi do të sigurojë të dhëna për popullsinë totale rezidente të banorëve, popullsinë totale jorezidente dhe popullsinë totale të regjistruar.
Banorët, shpjegoi Simovski, janë ata qytetarë me vendbanim në vend, pavarësisht nëse në kohën e regjistrimit janë në vendbanimin apo diku tjetër në vend.
– Rezident janë edhe personat e huaj që qëndrojnë në Maqedoninë Veriore për më shumë se 12 muaj, dhe e njëjta gjë vlen për shtetasit maqedonas që jetojnë jashtë vendit për më pak se 12 muaj në kohën e regjistrimit. Kjo kategori përfshin gjithashtu refugjatë që janë prezent në vend për më shumë se një vit.
Popullsia jo-rezidente përfshin banorët e Maqedonisë Veriore të cilët kanë qenë jashtë vendit për më shumë se një vit për shkak të punës ose arsyeve të tjera.