A do të punojnë lokalet edhe pas orës 22:00?

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se Komisioni për Sëmundje Infektive, në seancën e sotshme, duhet të rishikojë protokollet e reja, sipas të cilëve, ambientet e hotelerisë do të jenë në gjendje të punojnë edhe pas orës 22:00.

Deri tek Komisioni janë dorëzuar edhe kërkesa të tjera për ndryshime në lidhje me ambientet e hotelerisë, përfshirë edhe atë për të ulur maksimalisht katër persona në tryezë nëse janë familje. Sërish, siç theksoi Bekteshi, fjala e fundit do t’i jepet Komisionit dhe vendimi i tij, do të respektohet, në fakt rekomandimi.

“Sot, Komisioni për Sëmundje Infektive do të mblidhet për punën e objekteve të hotelerisë pas orës 22:00. Ne kemi paraqitur kërkesë të tillë, do të presim deri në seancën e re të Qeverisë, se cili është propozimi i Komisionit dhe do t’i informojmë palët e interesuara. Kërkesa jonë është bërë për të bërë ndryshime, por sot Komisioni do të diskutojë kërkesën tonë në fund, megjithatë, ne do të respektojmë vendimin dhe rekomandimin e saj. Ne gjithashtu kërkuam ndryshime në pjesën – katër të ftuar nga e njëjta familje”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Bekteshi rikujtoi atë se gjithashtu protokolli për hotelierët tashmë është publikuar, ndërsa ishte harmonizuar javën e kaluar me Odën e Tregtisë.

“Hotelierët janë ndihmuar me kredi pa shkallë interesi, por duhet të merret parasysh që javën e kaluar kemi vazhduar masën për pagat e 14.500 denarë dhe për muajin qershor, ndërsa nga 15 korriku do të kemi mundësi të përdorim kuponë që do të ndihmojnë drejtpërdrejt hotelet”, theksoi Bekteshi.

Ai gjithashtu njoftoi se në gjysmën e dytë të muajit gusht, fillimin e shtatorit, Qeveria do të dalë me një masë tjetër – për të mbështetur agjencitë turistike.