A do të përfundojë Jankullovska në burg?

A do të përfundojë Gordana Jankulloska në burg? Përgjigja e kësaj pyetje do të zbulohet në vendimin final të Supremes, që sipas informacioneve të Alsat do të mësohet në vjeshtë. Lënda “Tanku” për porositjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro, ku Jankulloska është e dënuar me katër vite burg nga gjykata e Apelit në Shkup, hyn në fazën finale para gjykatëse suprem. Lënda u prezantua në detaje pas dyerve të mbyllura para pushimeve në gjyqësor të pesë gjykatësve, që do ta marrin vendimin me shumicë votash. Ekzistojnë tre mundësi – dënimin me katër vjet burg për Jankulloskën Supremja ta konfirmojë, ta ndryshojë ose ta shfuqizojë, duke e rikthyer gjykimin në fillim. Rasti “Tanku” për Jankulloskën tashmë një vit është në Gjykatën Supreme.

Në fillim të vitit, megjithëse gjykatësit ishin para marrjes së një vendimi, gjykatësi Risto Katavenovski, i cili ishte anëtar mes pesë gjykatësve, u shkarkua. Pastaj, për dy muaj, koronavirusi ndaloi të gjitha procedurat në këtë gjykatë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Jankulloska nuk hyri në burg, megjithëse vendimin fuqiplotë nga Gjykata e Apelit e morri në mars të vitit 2019. Së pari kërkoi shtyrjen e dënimit për shkak të foshnjës së porsalindur, dhe kur skadoi afati, Gjykata Supreme, përderisa drejtohej nga Jovo Vangellovski, vendosi që Jankulloska të mos shkojë në burg deri në vendimin e tyre. Ndërkohë, ish-ministrja u punësua në partinë amë VMRO – DPMNE-. Në rastin e porositjes së Mercedesit, me dy vjet burg është dënuar edhe ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevskisi dhe ish-ndihmësi i Jankuloskës në Ministrinë e Brendshme Gjoko Popovski me katër vjet e gjysmë burg. Nga këto, vetëm Popovski është në burg.