A do të ndryshojë BDI ministrat, flet Bekteshi!


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vlerëson se duhet të ketë rikonstrium të Qeverisë, pasi që siç tha ministri i Bujqësisë dhe dy zëvendësministra nga Lëvizja Besa kanë dhënë dorëheqje.

“Rikonstruim të Qeverisë patjetër se duhet të ketë, ministri i Bujqësisë dhe dy zëvendësministra nga Lëvizja Besa kanë dhënë dorëheqje. Ndërsa sa i përket qëndrimit të BDI-së, nuk ka nevojë për ndryshim të anëtarëve të BDI-së në Qeverinë ekzistuese”, u shpreh ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.