A do të mund kosovarët të shkojnë sivjet në det, flet shefja e OBSH’së në Kosovë

Kosovarët kanë gjasa që pas disa muajve të shkojnë në pushime verore në bregdetin shqiptar. Por e gjitha kjo do të varet nga diciplina që qytetarët do të mund të mbajnë gjatë këtyre ditëve në parandalimin e përhapjes së Covid 19. Kështu po deklaron për Express, shefja e OBSH’së në Kosovë, Isme Humolli. Ajo tutje thotë se shtetet e monitojnë situatën dhe vendosin ëpr hapjen e kufdinjëve.

“Kjo pandemi nuk ka ndonjë datë ëprfundimtare se kur të do të përfundojë. Se si do të sillen shtetet rreth asaj se a do të shkojmë në det, krejt kjo varet prej shteteve dhe numrit të rasteve të paraqitura me Covid 19, mandej numrin e të shëruarve. Ne si OBSH nuk mund të themi se personat janë të lirë të shkojnë në pushime verore. Ne vetëm e monitorojmë situatën. Nëse janë kriju kushtet për parandalimin e përhapjes, atëherë shkuarja në det mund të jetë e mundur”, thotë ajo.

Megjithëkëtë, Humolli thekson se vala tjetër e Covid mund të paraqititet në shtator.

“Vala tjetër e Covid 19 pritet që të paraqitet në shtator, kur edhe është i paraqitur gripi sezonal. Laboratorët e mikrobiologjisë janë shumë të avancuar, ata mund të detektojnë nëse kemi të bëjmë me grip apo covid 19. Një duhet ta pranojmë, jeta e të gjithë qytetarëve të botës ka ndërru me shfaqjen e Covid 19. Jeta jonë duhet me ndërru, shtrëngimit të duarve, përqafimebve e këshutu me rradhë”, thotë ajo.