A do të mbyllen kufijtë? Flet Filipçe

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut do të vendos masa reciproke ndaj shtetasve të Serbisë, respektivisht PCR test negativ për Covid-19 me qëllim hyrjen në vend, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për momentin nuk ka nevojë për një vendim të tillë.

“Për momentin jo! Mendojmë që kjo nuk përbën rrezik, edhe situata e tanishme tregon se kufijtë e hapur nuk janë rrezik për përkeqësimin e situatës rreth pasqyrës epidemiologjike. Transmetimi lokal është rreziku kryesorë”, deklaroi ministri Filipçe.