A do të mbetet BESA në Qeveri, Hoxha me konferencë në ora 14:00

A do të dalë ose do të mbetet në Qeveri Lëvizja Besa, për këtë temë gjatë ditës në orën 14 do të flasë sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

Konferenca për shtyp siç njoftojnë nga Besa do të mbahet në selinë e kësaj partie në Shkup. Kujtojmë, të gjithë këto pikëpyetje lindën pasi Komisioni Shtetërorë i zgjedhjeve vendosi për ri-votim në një vend votim në Zhelinë, për të cilin kishte reaguar paraprakisht Hoxha, i cili nëpërmes një statusi kishte shkruar që Zhelina që lindi Besën mund të bëhet shkak edhe për prishjen e Qeverisë.
Më pas kishte deklaruar për media se në qoftë se pyetet ai, Lëvizja Besa del nga kombinatorika qeveritare.