A do të lejohet alko*oli në stadiumet për Kupën e Botës që mbahet në Katar?

Në stadiumet e Kupës së Botës të Katarit nuk do të tregtohet alko*ol, ndërsa birra jashtë arenave do të lejohet vetëm para dhe pas disa ndeshjeve, tha një burim me njohuri për planet rreth zhvillimit të turneut të futbollit. Kupa e Botës e këtij viti është e para që mbahet në një vend musliman me kontrolle të rrepta mbi alko*olin, gjë që paraqet një sfidë unike për organizatorët e një ngjarjeje që shpesh lidhet me adhuruesit e birrës dhe sponsorizohet nga markat globale të prodhimit të saj.

Një dokument i datës 2 Qershor dhe i parë nga agjencia “Reuters” jep pasqyrën e parë se si organizatorët planifikojnë të trajtojnë kërkesat e rreth 1.2 milionë tifozëve të futbollit, shumë prej të cilëve janë mësuar të pinë birrë pa kufi në ditët e ndeshjeve. Marrëdhënia e futbollit me pijet alko*olike ka qenë prej kohësh e ndërlikuar dhe në krye të Kupës së Botës 2014, Brazili hoqi ndalimin e alko*olit në stadiume, pas presionit nga FIFA.

Ka pasur një pikëpyetje të madhe për alko*olin në turneun e këtij viti që kur shteti arab i Gjirit fitoi të drejtën e pritjes në vitin 2010. Megjithëse nuk është një shtet ku alko*oli është totalisht i ndaluar si si Arabia Saudite fqinje, konsumimi i alko*olit në vende publike është i paligjshëm në Katar.

Megjithatë, tifozët në Kupën e Botës të Nëntorit do të jenë në gjendje të blejnë birrë gjatë periudhave të kufizuara në pjesë të caktuara të zonës kryesore të tifozëve të FIFA-s në parkun AlBidda në Doha, kryeqyteti i Katarit. Alko*oli do të jetë gjithashtu i disponueshëm për 15,000 deri në 20,000 tifozë në një cep të pashfrytëzuar të Doha Golf Club, disa kilometra larg stadiumeve dhe zonës kryesore të tifozëve, tregon dokumenti.

Një zëdhënës i organizatorëve, Komiteti Suprem i Katarit për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, tha se së bashku me FIFA-n do të shpallin planet “në kohën e duhur”për disponueshmërinë e alko*olit në turneun 28-ditor. Megjithëse uebfaqja e FIFA-s reklamon “birra, shampanjë, verëra të zgjedhura nga somelierët dhe pije alko*olike premium” me qarkullim falas në suitat e mikpritjes VIP të stadiumeve, alko*oli nuk u shit në stadiume në Dhjetor gjatë një eventi testues për Kupën e Botës.